Rekord turistësh në Velipojë! Sezoni turistik nis me intensitet të lartë që në muajin qershor

21/06/2025 19:57

Si rrallëherë, sezoni turistik në Velipojë ka nisur me intensitet që në fillim të qershorit, duke i ngjarë më shumë pikut të muajit gusht sesa fillimit të verës.

Me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave për menaxhimin e plazheve, ata kanë tashmë tre forma akomodimi në dispozicion: hapësirat private, zonat e administruara nga pushteti vendor dhe plazhi publik, i cili këtë sezon ofron më shumë hapësirë për përdorim të lirë.

Për operatoret turistik një ndikim shumë pozitiv në turizëm ka patur edhe hapja e rrugës Shëngjin-Velipojë.

Vitet e fundit, Velipoja ka arritur maksimumin deri në 150 mijë vizitorë në vit, shifër që pritet të tejkalohet këtë vit.

Top Channel