Metës nuk i del inati me Brahimllarin që iku te PS: E konvertoi SPAK, ka firmën në lobimet e LSI kur unë isha president

21/06/2025 12:40

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij ‘e konvertoi SPAK në rilindas’.

Teksa ka ndarë një deklaratë të Braimllarit i cili thotë se nuk ka lidhje me lobimin, Meta shkruan se “vetëm një rilindas mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur”.

Reagimi i Ilir Metës:

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.
Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.

Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

Top Channel