Kjo e shtunë shënon ditën e katërt të rinumërimit të kutive të votimit, ku deri më tani janë hapur 392 kuti.

Mes fletëve që po rinumërohen nga numëruesit, është vënë re një mënyrë votimi jo e zakontë.

Një votues/e ka zgjedhur që në vend të “x”, dy votat në kolonën e Partisë Socialiste i ka vënë në formë zemre, një për partinë dhe një për kandidatin preferencial, në këtë rast Ervin Hoxhën.

Ndërkohë, ka edhe votues të tjerë, të cilët e kanë bojkotuar votimin, duke vendosur mbishkrime të mëdha mbi fletë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel