
Ngjarje e shëmtuar në Seattle, ku Interi i Cristian Chivu ndodhet në grumbullim për të zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botërorin për Klube, kundër Urawa Red Diamonds dhe River Plate.
Gjatë momentit të zakonshëm të autografeve dhe fotove me tifozët, Francesco Acerbi u përfshi në një debat të ashpër me një spektator që kishte veshur fanellën e Paris Saint-Germain dhe brohoriste për Barcolan, duke iu referuar driblimit që mbrojtësi zikaltër pësoi në finalen e Champions League të humbur në Mynih.
"Acerbi-Barcola no, perché io matto, io ti sfondo di botte" pic.twitter.com/r5PQKqyV6T
— Che strano account, Francesco (@drak3acm) June 20, 2025
Në atë moment, Acerbi nuk e priti mirë dhe iu kthye tifozit me ton të ashpër, me ndihmën e një përkthyesi, në një video që u përhap menjëherë në rrjetet sociale: “Unë jam një njeri serioz dhe nuk më pëlqen të tallem. Nëse më thua ‘Acerbi-Barcola’, jo, nuk është në rregull, sepse jam i çmendur. Dhe të rrah keq.”
Top Channel