Për ata që kanë përjetuar dhimbjen e dashurisë, kënga e re e Kellyt do ju prekë telat e zemrës!

20/06/2025 18:15

Do dashurohemi, por dhe do lëndohemi nga kënga e re e Kellyt! Thënë kjo, përgatituni pasi ky projekt do ju prekë thellë telat e zemrës!

Vetëm pak çaste më parë, Kelly ka publikuar projektin e tij të dytë nga EP me të cilin ka qenë duke punuar këto kohët e fundit. “Si m’harrove” mban titullin kënga e re e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Që nga titulli e kuptoni se sa e ndjerë dhe sa emocione të jep. “Kur ti qesh, ky shpirt po qan. S’paske pas mëshirë aspak. Si m’harrove?” – janë këto fjalët që prekin si thika, sidomos ata që e njohin mirë dhimbjen e dashurisë.

Një baladë nostalgjike dhe emocionuese, që me zërin e Kellyt kombinohet në një mënyrë rrëqethëse. Dhe pak ka mbetur nga publikimi i këngës së tretë të EP-së dhe tashmë jemi më kuriozë se kurrë.

Deri atëherë le të shijojmë “Sa u deshëm” dhe “Si m’harrove”! Të dyja këngët mund t’i dëgjoni në YouTube.

Top Channel