Pamje të reja! Ja si shitet heroina në mes të Tiranës, grupe të rinjsh duke bërë ‘pazare’ në mes të ditës

20/06/2025 14:14

Policia e Shtetit ka publikuar të tjera pamje nga aksioni i zhvilluar në zonën ish-bllokut në Tiranë, ku janë arrestuar dhjetëra të rinj për shitje drogë.

Në pamje shihen sesi në mes të ditës, madje edhe në prani të qytetarëve të tjerë, të rinjtë bëjnë pazare droge.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Top Channel