Rinumërimi në Tiranë, Tabakut i janë hequr votat, ndërsa Alimehmetit i janë shtuar, Xhafajt iu shtuan 20 vota. Dy kandidatët e PD dhe PS që janë mbajtur me “hatër” nga numëruesit

19/06/2025 19:33

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 170 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti kishte marrë 724 vota në procesverbalë ndërsa deri tani rezulton me 710 vota, pra 14 i janë shtuar më 11 maj nga numëruesit.

Ndërkohë që rivalja e tij për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka një mungesë prej 6 votash, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit.

Deputeti i cili duket se i është dhënë “një dorë” nga numëruesit është Petrit Gjorgji, i cili në 107 kutitë e numëruara ka 42 vota më shumë në procesverbal se sa në kutinë e votimit. Edit Harxhi ka pasur 13 vota më shumë, ndërsa Petrit Doda 16 vota më shumë.

Sa i përket Partisë Socialiste, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 78 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 20 vota më shumë.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 11 vota më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 3 vota.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel