
Ditëlindja e 34-t e PS/ Çfarë nuk u pa në festën e socialistëve. Nga senatorët Ruçi e Dade te “e preferuara” e Berishës, Sara Mila
19/06 22:22
Partia Socialiste feston sot ditëlindjen e 34-t.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi në fjalën e tij para socialistëve të tjerë tha se ky do të jetë mandati i integrimit në Bashkimin Evropian.
“Faleminderit familjes sonë së madhe për fitoren spektakolare. Faleminderit çdo socialisti, por edhe atyre që dhanë kontributin nga diaspora. Kudo erdhi mbështetja për PS, partinë e drejtuar nga Edi Rama. Kryetari që na çoi në fitore. Ky mandat do të jetë ai i integrimit në BE.“, u shpreh Blendi Klosi.
Pjesëmarrës janë deputetët e vjetër por edhe ata që do të ulen për herë të parë në karrigen e tyre në Kuvend në shtator.
Top Channel