
Reali i Madridit e ka nisur me një barazim aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke u ndalur 1-1 nga Al Hilal.
Në një sfidë për dy debutues në stolat respektivë, Xabi Alonso te “Galaktikët” dhe Simone Inzaghi te sauditët, sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, prodhoi shumë raste, por asnjë fitues.
Në minutën e 34’, talenti Gonzalo Garcia kaloi në avantazh “Los Blancos”, pas një asisti të Rodrygos, por pas vetëm 7 minutash, Ruben Neves riktheu baraspeshën falë një 11-metërshi.
Në minutën e fundit të ndeshjes, 15-herë kampionët e Europës kishin shansin për të rrëmbyer tre pikët, por Valverde gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por në fund ato u ndanë me vetëm një pikë, duke ndarë gjithashtu dhe pozicionin në Grupin H.
REZULTATI:
REAL MADRID 1-1 AL HILAL
Garcia 34’ / Neves (P) 41’
GOLI I GARCIAS (VIDEO)
GOLI I NEVES (VIDEO)
Top Channel