Alarm mjedisor në Pyllin e Sodës/ Mbeturina plastike, pjesë makinash dhe inerte ndotin zonën
Problematikës së fushës së mbetjeve në Vlorë pritet t’i vijë fundi. 1.2 mln ton mbetje do të depozitohen në këtë landfill në fshatin Sherishte, i cili është i përbërë nga 2 qeliza që do të ngurtësojnë të gjitha mbetjet e prodhuara nga qytetarët e bashkisë Vlorë dhe Selenicë.
Gjithashtu në këtë landfill do të depozitohen edhe mbetjet e fushës së vjetër.
Ndërsa Vlora ka hyrë në sezonin veror, dhe mbetjet e prodhuara si pasojë e turizmit shkojnë deri në 600 tonë në ditë, një landfill I ri do të jetë në dispozicion. Nëpërmjet financimit të qeverisë gjermane, Landfilli i Sherishtës shihet si një zgjidhje për uljen e ndotjes në qytet.
Landfilli ekzistues në fushën e mbetjeve në Vlorë i cili vazhdimisht përfshihet nga zjarret, do të mbyllet në vitin 2027. Ndërsa deri atëherë një fazë e 3 e projektit do të integrohet, ajo e kapsulimit të mbetjeve, zgjidhje që nuk shmang plotësisht zjarret në këtë fushë.
Janë rreth 25 milionë euro investim vetëm në Vlorë me fokus tek menaxhimi i mbetjeve, ku 12 milionë euro janë kredi nga KFW, pjesa tjetër grant.
Top Channel