Konflikti i armatosur Iran-Izrael/ Xhaferri: Do të ketë marrëveshje brenda pak ditësh! Muzhaqi: Nuk do të kalojë si në rastin e Ukrainës dhe Rusisë

16/06/2025 22:19

Në studion e Top Storyt në Top Channel, po diskutohet për konfliktin e armatosur mes Iranit dhe Izraelit, që hyn në ditën e pestë.

Ferdinand Xhaferri, nënkryetar Komisionit të Sigurisë, bëri një analizë të konfliktit ku tha se brenda disa ditësh do të arrihet një marrëveshje mes Teheranit dhe Tel Avivit, teksa vuri në dukje dhe kostot e larta ushtarake.

Kryesisht janë katër aktorë të përfshirë, SHBA, Rusia, Izraeli dhje Irani. Rusia sepse ndodhet në një pozicion të vështirë. Ndryshimi i regjimit në Iran është rënia e influencës së Rusisë. SHBA kishte një raport drejt përmirësimit me Iranin, është Rusia që nga pikëpamja gjeopolitike do ndihej e poshtëruar nëse do lëshonte edhe Iranin. Në këtë rast mendoj që do jetë çështje ditësh arritja e një marrëveshjeje. SHBA dhe Rusia do të ndërmjetësojnë, mos harrojmë që edhe për Izraelin janë shpenzime, do kërkojë një zgjidhje. Pse erdhi tani? Dobësuan shumë Hamasin dhe Hezbollahun. Pasi shkatërroi Hamasin dhe pothuajse Hebzollahun, iu kthye Iranit”, u shpreh ai.

I ftuar në studio ishte edhe Ergys Muzhaqi, ekspert i sigurisë ku tha se është thuajse e pamundur që të kalohet si në rastin e Rusisë dhe Ukrainës, që kanë mbi tre vite luftës.

Ai sakaq u ndal te situata në Gaza, ku tha është gjenocid dhe jo luftë.

E vështirë të mos ndryshojë lufta si ndryshohet. Mes dy shteteve s’mund të bësh vetëm inkursione ajrore, raketash, kostot rriten shumë dhe kthehen në rutinë. Edhe populli bëhet më i stërvitur me realitetin që përballet çdo ditë. Të marrim Ukrainë  dhe Rusinë, lufta që plasi para tre vitesh ishte shpërthim i vlimit që kishte vite e vite që ndodhte. Kishte mbi 30-40 mijë të vrarë ndër vite.

Nuk besoj se do vazhdohet gjatë kështu, është kosto. Është e pamundur të kalohet si në rastin e Rusisë dhe Ukrainës. Lufta tokësore asnjëherë nuk ka rezultuar as e lehtë në kostot monetare dhe njerëzore. Edhe Rusia me Ukrainën… nuk është e lehtë t’ia dalësh. Në momentin që fillon lufta sheh në çnivel i kë burimet njerëzore, sa arrin ti ruash dhe sa dëme i shkakton palës tjetër. Me 2-3 goditje u vranë drejtues shumë të rëndësishëm. Edhe shërbimin informativ duhet ta kesh në nivel të lartë. Por edhe mënyra luftarake si synon ta rrish rezultatin

Është për të ardhur keq nga na tjetër. Kur vriten krerë, gjeneralë me një vrimë të vogël në dhomën e  gjumit, e kanë të pamundur për të evidentuar ku janë pengjet!? Ky është paradoksi i dhimbshëm. Na bën të mendojmë që në Gaza është gjenocid dhe jo luftë”, tha ai.

Top Channel