Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

15/06/2025 18:03

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë diskutuan konfliktin ushtarak midis Izraelit dhe Iranit në një telefonatë, tha sot një burim i Ministrisë së Jashtme turke.

Hakan Fidan i tha homologut të tij rus Sergei Lavrov se e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin “shqetësues” dhe mosmarrëveshjen bërthamore është përmes diplomacisë.

Kjo vjen pas dy takimesh në Stamboll mes delegacionit rus dhe atij ukrainas për të arritur një marrëveshje armëpushimi ose paqeje me Rusisë dhe Ukrainës.

Të dy takimet në Stamboll janë udhëhequr nga Fidan.

Top Channel