Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

15/06/2025 18:15

Ka shkuar në 406 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, rreth 654 persona të tjerë janë plagosur.

Televizioni shtetëror iranian raportoi dje se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran.

Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor tha se 31 persona kanë vdekur atje, përfshirë 30 ushtarakë dhe një anëtar të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.

Ndërsa Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane tha se dy persona u vranë në një sulm ndaj një ambulance në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.

I dërguari i Iranit në OKB tha dy ditë më parë se sulmet izraelite kishin vrarë 78 persona dhe kishin plagosur më shumë se 320 të tjerë në atë kohë.

Zëdhënësja e qeverisë së Iranit, Fatemeh Mohajerani, tha se të paktën 30 gra dhe fëmijë janë vrarë gjatë tre ditëve të fundit, por ajo nuk dha një numër të përgjithshëm të vdekjeve.

Personeli i lartë ushtarak thotë se të paktën 18 anëtarë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) kanë vdekur në sulme të ndryshme, përfshirë komandantin e Forcës Hapësinore të IRGC të premten.

Të paktën shtatë shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë gjithashtu.

Top Channel