Anglia ngre avionët luftarakë, vendimi i kryeministrit Starmer: Gati të mbrojmë Izraelin

15/06/2025 15:10

Edhe pse Britania thuhet së nuk ka qenë e informuar paraprakisht për sulmet izraelite ndaj objektivave në Iran, Londra ka vendosur të dërgojë avionët e vet ushtarakë dhe asete të tjera si avion furnizues në ajër, në Lindjen e Mesme, duke mos përjashtuar mundësinë, që ushtria britanike të ndihmojë aleatin e vet, Izraelin, nga sulmet më raketa balistike nga Irani.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, nuk e përjashtojë këtë mundësi, pavarësisht nga kërcënimet e Teheranit së një veprim i tillë do të bënte që bazat e saj ushtarake në rajon të ishin objektiv i sulmeve iraniane.

Duke folur gjatë udhëtimit për në samitin e G7 në Kanada Starmer përsëriti thirrjet e tij për ç’tensionim të situatës, duke njoftuar një sërë telefonatash që ai kishte zhvilluar më udhëheqësin izraelit, Netanjahu dhe presidentin Trump, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Friederich Merz.

Mesa kuptohet deri më tani, Britania nuk ka marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak dhe nuk ka dhënë ndihmën e saj për rrëzimin e raketave balistike iraniane që kanë pasur objektiv Izraelin. Por Downing Street, nuk ka konfirmuar, nëse Britania ishte informuar zyrtarisht paraprakisht për sulmet izraelite ndaj Iranit.

I pyetur për këtë çështje Starmer refuzojë ta konfirmojë, ndërkohë la të kuptohej së kishin një informacion paraprak, ç’ka do të ishte e paimagjinueshme që Britania të mos e dinte, nisur nga kapacitetet e saj inteligjente edhe sikur Izraelitët të mos i informonin.

Gjasat janë së aviacioni ushtarak britanik minimalisht do të angazhohet në mbrojtjën ë Izraelit nga sulmet iraniane dhe kërcënimet e Teheranit për sulme ndaj bazave e saj ushtarake në Qipro e gjetkë, Londra i merr seriozisht, edhe pse punon diplomatikisht që të ulë përshkallëzimin e tensioneve në rajon, aq më tepër kur Teherani i ndodhur në një situatë mbijetese kërkon të demonstrojë dhe hedh poshtë pretendimet së është një tigër letre. Ndonjë sulm iranian ndaj aseteve britanike dhe perëndimore në rajon, do të ndryshojë fatet e luftës në Lindjen e Mesme dhe të vetë të ardhmes së regjimit teokratik apo Iranit si fuqi rajonale.

Top Channel