
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka dhënë një deklaratë lidhur me sulmet që vendi i tij ndërmori gjatë natës kundër objektivave iraniane.
Duke folur nga selia e OKB-së, Danon i cilësoi sulmet si “një veprim i domosdoshëm” përballë kërcënimeve që, sipas tij, vijnë nga Irani.
“Gjatë muajve të fundit, kërcënimi iranian ka marrë një kthesë dramatike,” tha Danon, duke pretenduar se Irani ka përparuar ndjeshëm në kapacitetet e tij bërthamore.
Sipas tij, Irani ka tashmë material të mjaftueshëm për të prodhuar “armë bërthamore të shumta”. Ai shtoi gjithashtu se Izraeli ka siguruar prova që tregojnë se Irani kishte planifikuar një sulm të befasishëm dhe një “pushtim të mundshëm”.
“Vepruam për të mbrojtur qytetarët tanë,” tha Danon. “Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndërsa populli ynë bëhet shënjestër – jo më, kurrë më. Fjalët boshe nuk do ta ndalin Iranin. Izraeli do ta ndalë.”
Top Channel