FOTO/ Dyshohet se vrau 65-vjeçarin “për një fjalë goje”, ja kush është kushëriri vrasës! I riu ishte fshehur në banesën e vëllait të tij

12/06/2025 09:14

Është zbardhur vrasja e 65-vjeçarit Selim Velsula në fshatin Xibër të Klosit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Pak orë pas krimit, policia identifikoi dhe vuri në pranga si Hazbi Velsulën, kushëririn e 65-vjeçarit. Ky i fundit pas krimit udhëtoi drejt Tiranës dhe u kap në zonën e Alliasit në banesën e vëllait të tij.

Sipas policisë, dyshohet se Hazbi dhe Selim Velsula janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas 32-vjeçari e ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Arsyet e sherrit mes të dyve mbeten ende të paqarta edhe për vetë familjarët. Ndërkohë ngjarjen në polici e ka referuar motra e autorit, në bazë të një bisede telefonike që kishte kryer me këtë të fundit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën, ndërsa ngjarja është referuar në prokurori për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel