Policia indiane tha se një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit Air India është identifikuar deri më tani.

I mbijetuari u gjet në sediljen 11A të kabinës “dhe po merr trajtim mjekësor në spital”, tha shefi i policisë së Ahmedabad.

Komisioneri i Policisë së Ahmedabadit, GS Malik, i tha agjencisë së lajmeve ANI se kishte një të mbijetuar, i cili ishte në vendin 11A në bordin e avionit Boeing 787-8 Dreamliner.

Duke folur për agjencinë indiane të lajmeve ANI, Malik tha se i mbijetuari “ka qenë në spital dhe është nën trajtim”.

Manifesti i fluturimit i ndarë më parë nga autoritetet thotë se pasagjeri ishte Vishwash Kumar Ramesh dhe se ai është britanik.

Mediat indiane thonë se kanë folur me Vishwash në spital. Ai ndau kartën e tij të imbarkimit ku tregohej emri i tij dhe numri i vendit 11A.

Ata e raportuan duke thënë: “Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt.”

Po kërkojmë më shumë detaje, do t’jua sjellim sapo t’i kemi.

Top Channel