
13/06 17:42
Seanca e parë për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion do të mbahet në datë 30 qershor ora 10:00.
Kryedemokrati, Sali Berisha ndër të akuzuarit për këtë çështje tha se ende nuk ka në dorë vendimin për datën.
Berisha: Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim.
Nuk kemi vendimin. A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle.
Top Channel