34-vjetori i themelimit të PS, Spiropali: Prej 12 qershorit 1991 socialistët shqiptarë ndërtuan Partinë më të madhe e më demokratike

12/06/2025 12:29

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar socialistët për 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ajo shprehet se prej 12 qershorit 1991 socialistët shqiptarë ndërtuan Partinë më të madhe, më progresiste, më demokratike, më të hapur e më europiane.

“Prej 12 qershorit 1991, në 34 vjet, socialistët shqiptarë ndërtuan Partinë më të madhe, më progresiste, më demokratike, më të hapur e më europiane, e për këto merita, edhe më fitimtaren e më të sukseshmen në qeverisjen e vendit.

Fitorja jonë e bukur e 11 majit, ndër shumë të tjera të udhëhequra nga Edi Rama, po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve dhe po e udhëheqin me vizion e vendosmëri të palëkundur drejt familjes europiane ku ne përkasim, për nga rrënja dhe aspirata, për më shumë mirëqenie, drejtësi, standarde, mundësi e barazi, për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Spiropali.

Top Channel