
Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Mësohet se Bungo vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën humbi betejën.
Leka Bungo lindi në Vlorë më 28 shkurt 1944.
Ai ka kryer shkollën e lartë për aktor në universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një periudhë kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.
Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.
Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri.
Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Përveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Në filmin që bëri në 1990 si Bardhyla në filmin Një djalë edhe një vajzë. Ai ishte autor i skenareve për disa filma artistikë.
Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv Combi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSH.
Top Channel