Musk zbut tonet me presidentin e SHBA: Më vjen keq për disa postime rreth Trump javën e kaluar!

11/06/2025 09:39

Pas disa ditësh debati publik me presidentin amerikan, Donald Trump, milardieri Elon Musk thotë se i vjen keq për disa postime në rrjetet sociale.

Më vjen keq për disa nga postimet që bëra për Presidentin Trump javën e kaluar. Shkuan shumë larg“, shkroi manjati i teknologjisë në një postim në X.

Ata u “përplasën” publikisht të enjten e kaluar, me Trump që akuzoi Musk për “çmenduri” dhe Musk për “mosmirënjohje”.

Miliarderi amerikan, i cili financoi bujarisht fushatën e republikanit 78-vjeçar për zgjedhjet e vitit 2024, shkroi gjithashtu në postime të tjera se “Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet” pa të dhe se ai ishte “mosmirënjohës“. Ai gjithashtu iu përgjigj “po” një postimi që sugjeronte që Trump duhet të shkarkohej.

Megjithatë, tensioni duket se është zbutur në një masë të madhe dhe nuk përjashtohet mundësia që t’i shohim të dy bashkë.

Top Channel