Një kapitull tjetër hetimor është hapur ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe arsyeja është gjyqtarja Irena Gjoka, e cila gati dy vjet më parë kishte shpallur masën ndaj tij.

Procedimi i hapur për fyerje të gjyqtarit po shqyrtohet nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj që e thirri Sali Berishën si person që ka dijeni, mbi cfarë pohoi publikisht disa muaj më parë kur lakoi emrin e gjyqtare së posaçme mbi një pagesë prej 500 mijë euro nga një ish deputet socialist Për këtë deklaratë të Berishës gjyqtarja denoncoi në SPAK ku dhe u pyet për afro 40 minuta, gjashtë muaj mbasi është pyetur dhe e bija

Sërish ish kryeministri ishte kritik ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Dumani, të cilin e bën përgjegjës për dekonspirim të operacionit Ura.

Ndërkohë ish kryeministrin e pret beteja tjetër në gjyqin e themelit, me dosjen Partizani ku ai është nën akuzë për korrupsion. Për këtë dosje është zgjedhur treshja e gjyqtarëve, të cilët ende nuk kanë caktuar një datë.

Top Channel