
11/06 22:49
“Populli shqiptar më kupton më shumë se sa pretendoja”, u shpreh kreu i qeverisë, Edi Rama, në komunikim e sotëm me qytetarët në “Sy m’sy”.
“Krenari për mua që populli shqiptar më kupton më shumë se sa pretendoja, duke më mbështetur dhe duke më dhënë 1001 arsye t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend për hir të besimit që buron nga ky popull“, tha Rama, që nuk kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve.
“Me këtë popull, nuk mund ta marrësh lehtë. Mjafton të shihni të tjerë gjatë këtyre ditëve për të kuptuar çfarë të ndodh po e more lehtë“, u shpreh kryeministri.
Top Channel