
14/06 07:10
Java po vijon me temperatura të larta, teksa edhe kjo e martë do të jetë nën mbizotërimin e rrezeve të forta të diellit.
Moti do të jetë i kthjellët, teksa temperatura minimale këtë mëngjes ka shënuar 9 gradë Celsius.
Gjatë ditës vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, në verilindje të vendit.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Top Channel