Gjykata zgjedhore shkarkon 3 deputetë të partisë Spartianët në Greqi, mashtruan për të marrë vota

10/06/2025 17:43

Për herë të parë në historinë moderne të Greqisë, gjykata e zgjedhore ka vendosur të shkarkojë 3 deputetë të zgjedhur nga lista emërore e një subjekti elektoral nën akuzën e mashtrimit elektoral.

Vendimi doli pasditen e së martës dhe ka shkaktuar përveç habisë dhe hutimit të momentit, edhe pikëpyetje sesi do të funksionojë këtej e në vazhdim parlamenti grek.

Vasilis Stigas, kryetari i Spartianëve dhe deputetet, Petros Dhimitriadhos dhe Aeksandros Zerveas u shkarkuan pasi gjykata vendosi se në ata mashtruan trupën elektorale duke marrë votat për partinë në të cilën aderonin, por që në realitet, kjo parti ishte një version i kamufluar i partisë naziste Agimi i Artë e cila pasi u shpall organizatë kriminale, u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje kurse krerët e saj ndodhen ende në burgjet greke me dënime shumë-vjeçare.

Sipas gjykatës kreu i vërtetë i Spartianëve ishte Ilias Kasidhiaris, ish-numri dy i Agimit të Artë, madje kjo u vërtetua në disa mënyra ç’ka vulosi përfundimisht edhe fatin e tre  deputetëve.

Partia Spartianët mori 11 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, por  deputetët që u zgjodhën me votë preferenciale nuk mund të shkarkohen pasi kanë marrë votë popullore dhe ajo nuk mund të gjykohet nga asnjë gjykatë zgjedhore, për sa kohë nuk ka akuza për manipulime ose parregullsi deklaroi gjykata.

Por duket se çekiçi i drejtësisë ishte i rëndë për deputetë e zgjedhur nga lista emërore e Spartianëve për të cilët gjykata vendosi se kanë manipuluar trupën elektorale duke marrë vota të pa merituara dhe njëkohësisht duke kryer edhe krim zgjedhor.

Tashmë parlamentit grek do ti duhet të funksionojë me 297 deputetë pasi tre deputetët e shkarkuar nuk mund të zëvendësohen përpara zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kjo situatë duket se do të ndryshojë edhe numrat në parlament, pasi në vazhdim shumica do të jetë e vlefshme me 149 nga 151 deputetë. Po ashtu do të ndryshojnë edhe balancat në komisionet parlamentare.

 

Por për të sqaruar këtë situatë aspak normale ne parlamentin helen, pritet që të vendosin ekspertët konsitucionalistë të cilët do të marrin vendimet përkatëse dhe do të marrin masat për ndryshimin e procedurave në parlament.

Top Channel