Tragjedi në SHBA/ 11-vjeçarja qëllon për vdekje të vëllanë 15 vjeçar, autoritetet nisin hetimet 11/09 22:58
Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
Top Channel