
Dy persona, që dyshohet se shisnin lëndë narkotike në qytetin e Beratit, janë vënë në pranga.
Sipas policisë, 19-vjeçari me iniciale Nj.A. dhe 21-vjeçari me iniciale K.N. ishin të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në doza në Berat.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 21-vjeçarit iu gjetën 330 doza Cannabisi. Më tej, 19-vjeçarit iu gjet me vete një sasi e kësaj lënde ndërsa në banesë, 2 mjete prerëse.
Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 21-vjeçarit, shtetasin A. N., 44 vjeç, pasi nga kontrolli në banesën e tyre u gjetën disa fishekë që posedoheshin pa leje. Lënda narkotike, mjetet dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me 7 celularë dhe 1 automjet.
Top Channel