Nis shkëmbimi i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, Zelensky: Po bëjmë çmos për t’i kthyer të gjithë në shtëpi!

09/06/2025 14:18

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se grupi i parë i ukrainasve është kthyer në shtëpi nga robëria si pjesë e shkëmbimit të fundit me Rusinë.

Si Moska ashtu edhe Kievi ditët e fundit akuzuan njëra-tjetrën për pengimin e shkëmbimit, i cili u ra dakord gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll javën e kaluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha se shkëmbimi do të vazhdojë në disa faza në ditët në vijim. Ai shtoi se grupi i parë që u kthye ishin të plagosurit dhe të plagosurit rëndë, si dhe ata nën 25 vjeç.

“Po bëjmë çmos për t’i kthyer të gjithë. Po punojmë për këtë në të gjitha nivelet. Duhet t’i kthejmë në shtëpi të gjithë ata që janë në robëri. Faleminderit të gjithëve ata që po na ndihmojnë”, shkruan presidenti ukrainas.

Top Channel