
Për ushqime, bare e restorante si dhe argëtim.
Shqiptarët paguajtën më shtrenjtë në maj. Rritja e çmimeve e ndikuar nga këto grupkategori ndikuan në inflacion me 2.2% në muajin që lamë pas.
Inflacioni tek ushqimet arriti në 1.11%. I ndikuar kryesisht nga konsumi i lartë i zarzavateve. Pavarësisht se në treg mbizotëron tashmë prodhimi vendas dhe konsumi është rritur, çmimet ende qëndrojnë të larta.
Ndikuar edhe nga turizmi qiratë lëndët djegëse u shtrenjtuan me 0.3%, pije alkoolike dhe argëtim me përkatësisht 0.18% dhe 0.14% ndërsa më të shtrenjta çmimet janë edhe tek baret e restorantet.
Ndonëse vlerat e inflacionit në maj në Europë ranë, në Shqipëri ky përkthim i shifrave ende nuk po ndihet.
Inflacioni deri në fund të vihet pritet të arrijë në objektivin prej 3%. Por tendencat në rritje të mëtejshme mund të ndryshojnë nga presionet e jashtme sipas ekspertëve të tregut.
Top Channel