“Me Serbinë na mungoi vetëm goli, këtu vijmë për tre pikët”/ Asllani: Letonia ka trajner italian, e di mirë si punojnë ata

09/06/2025 16:30

Shqipëria do të ndeshet në Riga kundër Letonisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Botërorin 2026.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, u shpreh se ekipi vjen nga një ndeshje mjaft e mirë si ajo me Serbinë dhe se në Riga do të luhet vetëm për fitore.

“Duhen karikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë e mirë, që na mungoi vetëm goli. Këtu vijmë vetëm për tre pikët, për të realizuar ëndrrën dhe objektivin tonë.

Qëkur ka ardhur trajneri, besoj i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Duhet të mendojmë për skuadrën, sepse nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë. Ata kanë një trajner italian dhe unë i di si punojnë trajnerët italianë. Tani nuk mendoj për Kristjan Asllanin, po mendoj vetëm për skuadrën dhe këtu kemi ardhur vetëm për të fituar këtë ndeshje.

Zelenkovs e mbaj mend shumë mirë, sepse kemi luajtur për dy vite me Empolin. Kemi shkuar shumë mirë bashkë. Nesër do shihemi pas 3-4 vitesh. Besoj se do ndërrojmë bluzën se do ja kërkoj unë. Shpresoj që ta fitojmë ne këtë ndeshje”, tha Asllani.

 

Top Channel