
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.
Paraditen e djeshme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrydhje në palestër dhe fizioterapi.
Për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe si rrjedhojë nuk ka udhëtuar me ekipin mbrëmjen e së dielës kur mbërriti në Riga të Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45 një ndeshje e cila si gjithmonë do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Pasditen e sotme ekipi do të zhvillojë një seancë stërvitore të lehtë në stadiumin ku do të luhet takimi mbrëmjen e së martës, ndërkohë që më herët, trajneri Sylvinho do të flasë diçka më shumë rreth gjendjes së skuadrës pas ndeshjes me Serbinë dhe në prag të këtij takimi kaq të rëndësishëm, ku barazimi nuk do të konsiderohet më si një rezultat pozitiva, ndryshe nga ai I Tiranës përballë Serbisë.
Top Channel