Ilary Blasi ndan në Instagram foto seksi dhe momente romantike me partnerin e saj nga Costa del Sol

09/06/2025 19:26

Vera ka filluar zyrtarisht për Ilary Blasi-n, e cila zgjodhi ujërat kristaline dhe klimën e artë të Marbellës për një pushim romantik me partnerin e saj Bastian Muller dhe disa miq.

Prezantuesja Ilary Blasi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto tepër joshëse nga pushimet në Costa del Sol, ku shfaqet me bikini dhe nxjerr në pah format e saj të mahnitshme dhe një fustan elegant që zbulon më shumë se zakonisht. Me stilin e saj të pagabueshëm që ndërthur thjeshtësinë me shkëlqimin, Ilary duket më e lumtur se kurrë.

Në krah të saj ndodhet Bastian Muller, partneri gjerman që prej kohësh i ka sjellë qetësi dhe buzëqeshje. Çifti shijon momente relaksi midis zhytjeve në pishinë, koktejeve shumëngjyrëshe dhe perëndimeve magjike, të rrethuar nga miq të afërt dhe një atmosferë tipike pushimesh.

Një propozim për martesë në zemër të liqenit

Sipas revistës javore “Chi”, Bastian Muller ka bërë hapin e madh. Në mënyrë të fshehtë, ai ka organizuar një propozim romantik për martesë në liqenin e Komos. Në mes të ujërave të Lario-s, sipërmarrësi gjerman është ulur në gjunjë dhe i ka ofruar unazën Ilary-t, duke i kërkuar të martohej me të. Prezantuesja, e surprizuar dhe e emocionuar, e ka pranuar propozimin me një puthje pasionante.

Ndërkohë, Ilary duket se ka vendosur të lërë pas marrëdhënien me ish-bashkëshortin Francesco Totti. Të dy janë parë së bashku sërish në festën madhështore të ditëlindjes së vajzës së tyre, Chanel Totti, e cila festoi 18-vjetorin. Ilary dhe Francesco ndanë mbrëmjen në shoqërinë e partnerëve të tyre të rinj, në një atmosferë festive dhe të qetë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel