Foto/ “Shtatë vite pa legjendën”, Armand duka kujton Fadil Vokrrin: Një figurë historike që i mungon çdo ditë botës së futbollit

09/06/2025 13:56

Shtatë vite më parë, futbolli shqiptar dhe ai kosovar humbën një nga legjendat e këtij sporti, Fadil Vokrrin.

Teksa homazhet për të nuk ndalojnë, një kujtim ka zgjedhur ta bëjë dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili me anë të një postimi e quan Fadil Vokrrin një mik të rrallë dhe njeriun që hapi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar.

“Shtatë vite pa legjendën Fadil Vokrri.

Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë, një figurë historike që i mungon çdo ditë botës së futbollit, shoqërisë dhe zemrave të të gjithë atyre që e donin.

Njeriu që hapi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar nuk harrohet kurrë!”, shkruan Duka në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Top Channel