Emocione të forta! Tirana vishet kuqezi, çfarë ndodhi para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi

07/06/2025 20:15

Atmosferë elektrizuese ka pushtuar Tiranën që në orët e pasdites, për t’i paraprirë përballjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit.

Qyteti është veshur kuqezi, me flamuj që valëviten në çdo cep, ndërsa tifozët kanë zbarkuar në sheshet kryesore dhe pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ku zhvillohet ndeshja.

Kjo përballje ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet mes dy kombëtareve. Megjithatë, në fokus është sporti dhe dëshira për të shkruar historinë me një fitore të madhe për kuqezinjtë.

Forcat e rendit u vendosën në pika strategjike për të garantuar sigurinë, ndërsa mijëra tifozë kanë udhëtuar nga rrethe të ndryshme dhe jashtë vendit për të qenë pjesë e kësaj dite historike.

Atmosfera:

Ora 20:05 – Nga Milani te Kombëtarja shqiptare, Igli Tare shfaqet në stadium për të mbështetur përfaqësuesen kuqezi kundër Serbisë (Kliko këtu)

Ora 19:50 – Video/ “Mora Fjalë”, momente emocionuese nga shkallët e stadiumit, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri para startit të sfidës (Kliko këtu)

Ora 19:20 – Formacionet zyrtare/ Momenteve të pritjes i vjen fundi, Sylvinho zbulon rreshtimin që do të hedhë në fushë kundër Serbisë (Kliko këtu)

Ora 19:10 – Video/ “Serbi, Serbi…”, ja si pritet autobusi i skuadrës serbe nga tifozët shqiptarë në stadium (Kliko këtu)

Ora 18:45 – Nën masa të rrepta sigurie, tifozët shqiptarë fillojnë të “mbushin” stadiumin për ndeshjen me Serbinë (Kliko këtu)

Ora 17:55 – Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të sfidës së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë (Kliko këtu)

Ora 17:25 – Video/ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore (Kliko këtu)

Ora 16:55 – Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi (Kliko këtu)

Ora 15:50 – Radhë të gjatë në kufi për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup shpërndajnë ujë (Kliko këtu)

Ora 10:00 – “Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll”/ Ish-kapiteni mesazh kombëtares para Serbisë (Kliko këtu)

Ora 09:00 – Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares, me flamuj kuq e zi (Kliko këtu)

Top Channel