Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy mjete, lëndohet një person
07/06/2025 11:06
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Mësohet nga informacionet paraprake se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku ka mbetur i plagosur një person dhe po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel