Video+Foto/ Në Tiranë kërkohet vetëm fitorja, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara Serbisë

06/06/2025 20:08

Të shtunën mbrëma, në “Arenën Kombëtare”, Shqipëria përballet me Serbinë në një ndeshje të zjarrtë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Kuqezinjtë kërkojnë një fitore historike për të qëndruar në vendin e dytë në Grupin K, që do t’i ndihmonte më shumë në garën për një vend në Botërorin 2026, ndërsa masat e sigurisë janë maksimale për të garantuar një zhvillim të qetë të sfidës.

Lojtarët kuqezi kanë kryer dhe seancën e fundit stërvitore në fushën e stadiumit duke ndjekur udhëzimet e trajnerit Sylvinho, teksa i pranishëm në fushë ishte dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel