Sherri me Trump, Musk: Është koha për një parti të re politike në Amerikë!

06/06/2025 14:06

Mes përplasjeve tashmë publike me presidentin Donald Trump, manjati i teknologjisë Elon Musk shtroi pyetjen nëse është “koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë”, duke bërë që shumë të dyshojnë nëse ky ka qenë gjithmonë qëllimi i vërtetë i tij.

Musk u largua javën që shkoi nga pozicioni në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), e ndonëse fillimisht u duk se ndarja e rrugëve mes tyre do të ishte paqësore, në fakt nuk ndodhi kështu dhe miliarderi, nuk vonoi t`i kthehej kundër presidentit me kritika të ashpra ndaj projektligjit të tij të buxhetit, të miratuar Dhoma e Përfaqësuesve miratoi muajin e kaluar, e aktualisht shqyrtuar në Senat. CEO i Tesla-s dhe ish-aleati i Trump e quajti projektligjin “të tepruar me shpenzimet”, e sulmoi republikanët që votuan për të. “Më vjen keq, por thjesht nuk mund ta duroj më”, shkroi Musk në plaftormën X.

Ai e përshkallëzoi së fundi sherrin me administratën duke postuar një sondazh që shtronte pyetjen: “A është koha për të krijuar një parti të re politike në SHBA, e cila të përfaqësojë realisht 80% të popullsisë”. Më shumë se 400,000 persona iu përgjigjën sondazhin e 83.4 përqind e tyre shpreheshin në favor të krijimit të një boshti të ri politik në vend.

Top Channel