Mëngjesin e sotëm me qindra besimtarë e besimtare mysliman të rrethit te Bulqizës kanë kryer ritin e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Që prej orës 5 e 30 minuta besimtarët mysliman u mblodhën në sheshin para xhamisë per faljen e Namazit.

Riti i Faljes u drejtua nga Myftiu i Bulqizës Sejdin Strazimiri i cili në fjalën e tij përpara besimtareve tha se ‘sot është dita më e madhe e vitit, dita që madhërohet emri i Zotit, ndaj Kurban Bajrami është dita e sakrificës së robit për hatrit të Zotit ndaj bëhet kurban në këtë ditë. Sot është dita ku fëmija duhet të tregoje respekt ndaj prindërve dhe më të mëdhenjve, sot është dita ku duhet të shtrijmë dorën e pajtimit duke lënë meritë mënjanë. Sot është koha ku ne duhet ti shërbëjmë vendit, atdheut tonë’ u shpreh Myftiu i Bulqizës……

Top Channel