
Të shtunën do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi në Tiranë, në kushte sigurie maksimale.
Trajneri Orges Shehi ishte i ftuar në studion e Top Story, ku rikujtoi ndeshjen e tetorit në Beograd, ku tha se është një situatë që ngjall emocione sa herë e kujton.
Sakaq foli për ndeshjen e së shtunës, ku tha se nuk është thjesht një ndeshje futbolli, pasi ka impakt tek njerëzit.
“Kur ka rënë shorti ka qenë para stërvitjes. Nuk e doja për këtë arsye se ka impakt të madh te njerëzit. Nuk është vetëm një ndeshje futbolli.
(Kujton ndeshjen e tetorit në Brograd) Ai moment ka lënë shenjë, një situatë që të ngjall emocione sa herë e kujton. Unë kam shkuar pas disa muajsh në të njëjtën stadium, pro situata ka qenë krejt ndryshe. Është një situatë që shënjon.
Fillimisht nuk e kuptuam çfarë ishte, po kur arbitri ndali ndeshjen, aty u kuptua. Ishte nëj situata që fatmirësisht u mbyll me aq.
Pas situatës, lojtarët ishin sulmuar fizikisht dhe nuk kishte kuptim të luhej më.”, u shpreh ai.
Top Channel