Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, Starmer planifikon takim ‘kokë më kokë’ me shefin e NATO-s

05/06/2025 16:37

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të zhvillojë një takim kokë më kokë me shefin e NATO-s Mark Rutte në Londër javën e ardhshme.

Kryeministri do të diskutojë çështjen se si mund të sigurohemi që të gjithë aleatët të përmbushin premtimet e tyre të deklaruara në mbështetje të mbrojtjes sonë kolektive, për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Vlen të njihet historiku i Mbretërisë së Bashkuar në shpenzime dhe në fakt kontributi ynë në NATO, si në aspektin e shpenzimeve tona ashtu edhe të aftësive tona.”, thuhet në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi i kryeministrit.

Rutte po nxit anëtarët e NATO-s që të zotohen të shpenzojnë 3.5% të PBB-së për ushtrinë, me një 1.5% të mëtejshëm për masat që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

Starmer deri më tani ka thënë vetëm se shpreson të arrijë 3% për mbrojtjen në një moment në parlamentin e ardhshëm, pasi të ketë arritur 2.5% deri në vitin 2027

Top Channel