“I gjuajta dy plumba në gjoks, katër në kurriz”, Tafani rrëfen si vrau kushëririn: Nuk na ndezi Audi, ikëm me…

04/06/2025 23:10

Gjatë dëshmisë së tij prej 11 orësh, i penduari i drejtësisë Arben Tafani rrëfeu edhe episodin e vrasjes së kushëririt të tij avokatin Adriatik Guri.

Sipas të akuzuarit, avokatin donte ta vriste Laert Haxhiu, pasi sipas tij, ai ndihmonte armikun.

“Këta njëkohësisht kishin kamerat e policisë, kishin kodin, këta më ruanin edhe mua”, u shpreh Tafani.

Tafani: Mora shpi me qira në Lushnjë, do vrisnim avokatin Adriatik Guri, e ruaja unë avokatin, ndërkohë unë e kam kushëri, donte ta vriste Laerti se sipas Laertit ky ndihmonte hasmin e tij, këta njëkohësisht kishin kamerat e policisë, kishin kodin, këta më ruanin edhe mua, Lulzim Arapi erdhi tek shtëpia solli një pistoletë tip CZ me dy siliencatorë, vazhdonim ruanim avokatin, u rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati dhe un i thashë se bëj dot se e kam kushëri, e lamë do e bënte Lulzimi, një natë na iku ai, unë i përfshiva nga frika, jo për lek, tha ai do bëhet (Laerti).

Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia, morëm shtëpi me qera në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit, pas vrasjes se Elton Mermalit kemi berë dhe vrasjen e Albi Bashaliut.

Kjo vrasje sipas tyre do behej për nder për Lorenc Lalën, ne dakord ishim se po ishte ai dakord ça të thoshte do bëhej (Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin, do bëhej për të marrë hak çunat e tij, viktima ishte me një makinë që shiste pula, zogj.

Mora një makinë me qira te rruga Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, këtë djalin e mora në Rrogozhinë, do të tregonte ku kishte shpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen, këtij djalit i kishin varë të atin.

Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira, i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir te Erisiano Abedinit që mbanim një Audi për punë, vrasje dmth, e morëm atë morëm dhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkum në Rrogozhinë, Audin do e digjnim pas vrasjes, shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milionë lekë, shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte herët ora 4;30 e mëngjesit, erdhi viktima nga ora 8, e kishim lënë si do vepronim, i gjuajta 2 plumba ne gjoks 4 në kurriz, Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend, nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.

Pas përfundimit të seancës së parë, seanca e radhës së dëshmisë së Tafanit do të mbahet më 11 qershor.

Top Channel