Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Nga Shqipëria në Zimbabve, gazeta amerikane The New York Times ka përmbledhur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë.
Janë 140 vende, ku tarifat e herëpashershme të presidentit Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara – dhe nuk është gjithmonë e qartë se cilat mallra do të preken më shumë. Importet më të mëdha të SHBA-së nga shumë shtete janë nafta dhe gazi, elektronika, makinat dhe produktet farmaceutike.
Por, ka një mënyrë tjetër për të parë se çfarë importojnë amerikanët: duke u përpjekur të matet kontributi i dallueshëm i një vendi në nevojat totale të SHBA-së. Sipas New York Times, eksportet më të mëdha të Kinës në SHBA, sipas vlerës së dollarit, janë ato elektronike.
Por, SHBA-të importojnë gjithashtu sasi të mëdha paisjesh të tilla edhe nga vende të tjera. Megjithatë, gati 100 për qind e karrocave të foshnjave të importuara vijnë nga Kina. Ndërkohë, Zvicra është përgjegjëse për pothuajse të gjitha orët e importuara me metale të çmuara. Etiopia, nga ana tjetër, i dërgon SHBA-së rreth 2 për qind të rrobave të thurura për foshnjet.
Në listën e New York Times, renditet edhe Shqipëria, me nivelin e importeve në SHBA të 3% të materialeve për përpunimin e hekurit. Në vitin 2024, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizuan shkëmbime tregtare me vlerë rreth 270 milionë euro. Nga kjo shumë, eksportet shqiptare drejt SHBA-së arritën në rreth 7 miliardë lekë, afërsisht 1.9% të totalit të eksporteve të vendit. Mallrat kryesore të eksportuara nga Shqipëria drejt SHBA-së në 2024 përfshijnë materialet e ndërtimit dhe metalet, bimët aromatike dhe mjekësore, produktet e drurit dhe ato ushqimore.
Top Channel