Dy persona dyshohet se kanë djegur qëllimisht automjetin e një 30-vjeçarit mëngjesin e një dite më parë në Burrel.

Pas hetimeve, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorët e dyshuar, shtetasit E. K.(H.), 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht dhe J. S., 25 vjeç, banues në Burrel. 24-vjeçari u arrestua, ndërkohë që u shpall në kërkim 25-vjeçari.

Ndërkohë, në hetim për moskallëzim të krimit u vu një 23-vjeçar.

Top Channel