
1200 emigrantët që kaluan La Manshin shënuan një rekord të ri kalimesh ilegale drejt Britanisë në 11 muajt që kur laburistët e Sir Keir Starmer erdhën në pushtet!
Tanimë kalimet e emigranteve duken si shërbim taksie! Numri i kalimeve vetëm këtë vit ka shkuar në afro 15 mijë, duke i vendosur laburistët në një pozite qesharake kur Britania ka paguar deri më sot rreth 1 miliardë sterlina Francës, për të penguar gomonet që nisen nga Franca drejt Anglisë.
Vetëm këtë vit do të japin edhe 180 milionë më shumë qe policia franceze të bëjë selfies në brigjet franceze nga nisën gomonet si dhe të tolerojë trafikantët e qenieve njerëzore që të ndezin motorët dhe ngarkojnë emigrantët që i shkarkojnë nga Franca dhe i derdhin në brigjet angleze.
Opozita pro-brexit që në fakt inicioi daljen nga BE-ja kur kanë filluar edhe kalimet në masë në La Mansh, tani kërkon procese ligjore për marrjen Francës të financimeve që nuk frenojnë kalimet e paligjshme! Deri më tani, francezët nuk lejohet të ndërhyjnë ne ujërat e tyre në momentin që gomonet janë në det, edhe pse kërkohet që të ndërhyjnë edhe kur në to hipin emigrantët.
Kryeministri britanik Starmer si edhe paraardhësit e tij, dukshëm po sillen si naivë ose si gënjeshtarë kur premtojnë ose shpresojnë në bashkëpunimin francez që s’kanë asnjë interes që emigrantët të qëndrojnë në Francë. Starmer ka premtuar pas ardhjes ne pushtet se do të aplikojë masa drastike deri duke i trajtuar si terrorist trafikantët e qenieve njerëzore që fitojnë miliona nga kjo tregti çnjerëzore dhe se “do thyej në mes”, bandat kriminale, ndërkohë e vetmja gjë që po ndodh është thyerja e rekordeve të kalimeve ilegale nëpër La Mansh. Në kushtet kur Britania po harxhon miliarda për mbrojtjen e ishullit nga sfidat ndërkombëtare, duket se nuk është në gjendje të mbrojë kufijtë e saj detarë nga grupet e krimit te organizuar.
Top Channel