
Këtë vit, Shqipëria po përjeton një bum turistik, me një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.
Temperaturat e favorshme, deti i pastër dhe gatimet tradicionale shqiptare po i bëjnë turistët të zgjedhin Vlorën si një vend të sigurt dhe të përshtatshëm për pushime. Çmimet konkurruese, krahasuar me vendet fqinje, janë gjithashtu një tjetër arsye që tërheq pushuesit e huaj. Rol të madh në promovimin e plazheve tona po luajnë edhe rrjetet sociale, ndërsa në hotelet e Vlorës thonë se ka një bum rezervimesh këtë verë.
Po ashtu ata përveç plazheve turistët e huaj kërkojnë edhe zonat historike dhe arkeologjike.
Prenotimet më të shumta këtë vit në Vlorë janë bërë nga turistë nga gjermanë, francezë, dhe ata që vijnë nga vendet nordike, por edhe nga Anglia.
“Jam nga Londra dhe gjithmonë kam dashur të vijë në Shqipëri.Vizituam Tiranën dhe tani erdhëm në Vlorë , një vend i mrekullueshëm, me njerëz dhe plazhe të mrekullueshëm. Vitin tjetër do të vizitojë veriun e Shqipërisë”.
“Jam nga Londra dhe Vlorën e kam parë në google dhe sidomos imazhet, rashe në dashuri me ishullin Gadishullin . Jam e lumtur qe ndodhem këtu dhe vitin tjetër do të jem sërish këtu, më pas do te shkojmë në Greqi se ka ngjashmëri me Vlorën.”
“Kemi ca ditë pushim dhe vendosëm të bëjmë ca pushime pa fëmijët. Googëlluam dhe pamë vendet, biletat, çmimet por dhe motra ime më sugjeroi Shqipërinë.. dhe ja jemi këtu..do vizitojmë edhe Dhërmiun”.
“Jam nga Milano e Italisë dhe në Vlorë jam shumë mirë, pasi këtu jemi shumë të qetë, nuk kemi frikë ku të lëmë çantën apo celularin se nuk ka vjedhje, ndërsa në Itali kemi frikë”.
Me rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimin e shërbimeve turistike, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar në Mesdhe. Vlora është vetëm një nga shembujt e suksesit të këtij sezoni.
Top Channel