Po punonte në një pallat në kryeqytet, bie nga lartësia 48-vjeçari nga Bosnje-Hercegovina! Humb jetën në vend
31/05/2025 18:49
Një ngjarje e rëndë është raportuar në kryeqytet këtë të shtunë.
Punonjësi i ndërtimit, i cili vinte nga Bosnje-Hercegovina, ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua nga lartësia.
“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë)”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Top Channel