“A ka një krisje me Ilir Metën?”/ Përgjigjet Berisha: Ai është i burgosur, sa i përket zgjedhjeve…

31/05/2025 13:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.

Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se ‘për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet’.

Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit

Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë.

Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.“-u shpreh Berisha.

Top Channel