Dy vjet pas lançimit, X po eliminon mundësinë që përdoruesit me një shenjë blu të shkëmbejnë mesazhe të koduara, të sigurta dhe të mbrojtura.

Në një postim nga llogaria e rrjetit soclial, kompania shkruan: “Po i ndërpresim mesazhet direkte të enkriptuara për të bërë disa përmirësime. Do të jeni ende në gjendje të qaseni në mesazhet tuaja të mëparshme, por nuk do të jeni në gjendje të dërgoni të reja.”

Në fund të majit 2023, X prezantoi mesazhe të sigurta vetëm për përdoruesit me një plan abonimi, duke u përqendruar në siguri. Sipas disa burimeve, ky veprim parashikon mbërritjen e XChat, një aplikacion i lidhur me X dhe i dedikuar ekskluzivisht për mesazhe, një lloj konkurrenti për Messenger dhe WhatsApp.

Ideja e Elon Musk, që nga blerja e X në vitin 2022, është në fakt ta bëjë rrjetin social një aplikacion “për gjithçka”, përfshirë edhe kryerjen e pagesave dixhitale. Në orët e fundit, disa shembuj janë shfaqur në internet nga zhvilluesit të cilët, me qasje në versionet eksperimentale të X, kanë treguar mbërritjen e një artikulli të ri në menutë anësore të aplikacionit, me formulimin XChat.

Kur klikon, nuk ndodh asgjë, por vetëm sugjerohet se po vjen një lançim. Fundjavën e kaluar, rrjeti social X u bë i paarritshëm për disa orë. Sipas Wired, zjarrfikësit iu përgjigjën një zjarri në një qendër të dhënash të marrë me qira nga X pranë Portland, Oregon, që thuhej se po shkaktonte një pjesë të ndërprerjes globale.

Top Channel