Stoku në gjykata, 140 mijë dosje! Rekomandohen si zgjidhje, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë

30/05/2025 12:12

Në këto rekomandime të miratuara nga qeveria dhe të lexuara nga ministri i drejtësisë pak ditë më parë, gjykimi i shkurtuar dhe marrëveshjet e fajësisë që aplikohen fare pak nga prokurorët konsiderohen mes dy zgjidhjeve që shpresohet të ulin stokun e dosjeve deri më tani rreth 140 mijë të tilla.

Njëherazi dy prokurorive si lokaleve edhe SPAK u kërkohet të mos zgjasin në mënyrë të pajustifikuar hetimet.

Vetëm në Gjykatën e Apelit stoku ka mbërritur në 40 mijë çështje që presin edhe gjykimi i drejtpërdrejtë vlerësohet se mund të ndikojë në uljen e backlogut.

Me kërkesën që të shmangen ndalimet arbitrare dhe të pajustifikuara qeveria u kërkon prokurorive që kërkesat e kësaj natyre t’i vazhdojnë duke u bazuar në prova të mjaftueshme.

Ndërsa çdo masë e tillë duhet të mbikëqyret nga gjykatat. Në rekomandimet e 2025 kryeson tërheqja e vëmendjes nga ana e qeverisë për respektimin e të drejtave dhe për një drejtësi tolerante qe nuk aplikon vetëm burg por edhe dënime të tjera alternative si puna me interes publik apo kushti.

Megjithatë aktualisht rezulton se ka më shumë të paraburgosur që presin ende drejtësinë, se sa të dënuar të formës së prerë. Konkretisht burgjet i deklarojnë Top Channel se në qeli mbahen 2700 të paraburgosur dhe 1600 të dënuar.

Nga të dhënat statistikore që referohen  nga vetë SPAK përmendet se për 2024, 483 dosje u hapën për çështje korrupsioni nga prokurorët e posaçëm ose me një përqindje krahasuar me të tjerat prej 70 përqind të volumit.

Ndërsa për të njëjtin krim ku kryeson vepra e shpërdorimit të detyrës prokuroritë lokale regjistruan 2030 dosje.

 

Top Channel