Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’
Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës.
Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda.
Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.
“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”-njofton policia.
Pas verifikimit, rezultoi se alarmi ishte fals.
“Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme”.
Top Channel